Avdullah Hoti | Foto: KALLXO.com

Hoti: Është Bërë Lëmsh Ajo Çka Nesër Votojmë

Avdullah Hoti tha se LDK-ja do të kërkojë sqarime shtesë çfarë do të votohet nesër në seancën e Kuvendit për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit

“Ne jemi unikë, 27 deputetë do të paraqitemi në seancë dhe do të kërkojmë sqarime shtesë, ngase është bë lëmsh çka nesër votojmë”, tha Hoti.

Ai konstatoi se raporti i komisionit të kryesuar nga Shpejtim Bulliqi dhe deklarata e dy presidentëve Thaçi- Vujanoviq është bërë “për ta ruajtur fytyrën e Presidentit Thaçi”.

Hoti tha se i vjen mirë që edhe partitë që ishin në opozitë janë mbushur mend rreth çështjes së demarkacionit.

“Na vjen keq që koalicioni qeverisës nuk i ka 61 vota për të çu përpara këtë çështje. Më vjen mirë që edhe partitë që kanë qenë në opozitë kanë reflektu, për të mos thënë janë mbushur mend”, tha Hoti.

Ai deklaroi se “ligji ratifikon marrëveshjen e vitit 2015 dhe disa shtojca tjera që janë në mënyrë të njëanshme, jorelevante.