Avdullah Hoti | Foto: Facebook

Hoti: 22 Mijë Persona u Punësuan Vjet

Avdullah Hoti në një postim në faqen e tij të Facebook-ut ka dhënë shifrën e të punësuarve gjatë vitit të kaluar.

“Të dhënat zyrtare tregojnë se në vitin 2016 kemi pasur 22,294 të punësuar të ri, që kanë paguar tatimin në pagë dhe kontributin pensional”, ka shkruar Hoti.

Ai më tutje, duke dhënë një diagram të të punësuarve përgjatë tre vjetëve të fundit ka sqaruar se punësimet e vjetme janë trefish më të larta se ato të vitit 2014.

“Ky numër është trefish më i lartë se në vitin 2014, kur kemi pasur vetëm 7,526 punëtorë të ri”, ka vijuar postimi i Hotit.

PDK-ja para zgjedhjeve të qershorit 2014 kishte premtuar 200 mijë vende pune, ndërsa LDK-ja 120 mijë. Këto dy parti aktualisht përbëjnë koalicionin qeveritar bashkë më Listën Serbe.

Në lidhje me numrin e të papunëve, Isa Mustafa e Hashim Thaçi u përfshinë në krypometër, produktin e KALLXO.com që mat deklaratat e politikanëve.