Hollande: Myslimanët Janë Viktimat më të Mëdha të Fanatizmit

Presidenti i Francës, François Hollande, premtoi se vendi i tij do t’i mbrojë të gjitha fetë, ndërsa tha myslimanët janë viktimat më të mëdha të fanatizmit.

Duke folur në Institutin Botëror Arab, Hollande u shpreh se islami është i pajtueshëm me demokracinë dhe falënderoi arabët për solidaritetin e treguar pas aktit terrorist në Paris, javën e kaluar dhe ngjarjet që ndodhën më pas në të cilat u vranë 17 persona.

Duke folur të enjten në mëngjes, presidenti i Francës tha se shteti i tij ishte i bashkuar përballë terrorit.

“Myslimanët në Francë i kanë të gjitha të drejtat, sikur edhe francezët tjerë. Ne e kemi për obligim t’i mbrojmë ata”, tha François Hollande.

BBC