Naser Kelmendi në Gjykatë - Foto: KALLXO.com

Historia e Naser Kelmendit

Në edicionin e së premtes, emisioni “Drejtësia në Kosovë” transmetoi intervistën ekskluzive me prokurorin Amerikan Andrew Hudges, i cili ndoqi për disa vite Naser Kelmendin.

Hudges foli për lidhjet e Kelmendit me politikën në Kosovë e Ballkan, për rrjetin e krimit të cilin e krahason me mafien italiane dhe për ndikimin e madh në trafikun e drogës.

Ai tregoi për vlerat e shtëpive dhe pronave të Kelmendit dhe për ndikimin në dëshmitarët e rastit.

Emisioni solli një përmbledhje të ngjarjeve për të cilat akuzohej Kelmendi me detaje dhe pjesë nga mbrojtja e Kelmendit duke ofruar shpjegimet e tij për akuzat se ishte trafikant droge dhe kishte gisht në vrasje.

Në bisedë me avokatin Besnik Berisha emisioni solli pretendimet e mbrojtjes për pafajësinë e Kelmendit dhe rrëfimin për kohën kur ai do të jetë i lirë pas disa muajsh.

Ndiqni po ashtu profilin e Kelmendit dhe mënyrën se si ai u ngrit dhe përfol si njëri nga njerëzit e fortë të Sarajevës.