Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti - Foto: Facebook

Hiqet Bllokada për Qarkullimin e Veturave në Prishtinë

Komuna e Prishtinës ka ndërprerë masat emergjente kundër ndotjes së ajrit që kishte filluar të mërkurën.

Kryetari i Prishtinës tha se rrugët e kryeqytetit nuk do të jenë të bllokuara më pasi sipas tij ajri është përmirësuar.

“Indeksi i cilësisë së ajrit tregon vlerën 61 dhe qe disa orë është stabilizuar. Nga ora 18:00 nuk vlen më ndalesa dhe gjatë ditëve në vijim do të vlerësohet situata. Në përgjithësi më pak makina më mirë për shëndet”, tha Ahmeti.

Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor kishin marrë vendim për një bllokadë të përkohshme të disa rrugëve për qarkullim të veturave.

Ky vendim u mor pasi të gjitha matjet e nivelit të ndotjes së ajrit në kryeqytet kishin treguar vlera të pashëndetshme të ndotjes.

http://kallxo.com/prishtina-qyteti-ndotur-ne-bote