Hidrologia: Liqeni Toksik i KEK-ut Zbraz Kimikate në Sitnicë

Një liqe i kaltër, i krijuar nga hiri i djegies së qymyrit nga KEK, ngadalë mund të shkatërrojë ekosistemin e disa lumenjve në Kosovë.

Evelina Rrathje, inxhiniere e Ambientit dhe Hidrologe në Emisionin “Jeta në Kosovë” ka prezantuar një hulumtim shkencor lidhur me shkaktarët e ndotjes në Kosovë.

Rrathje ishte paneliste në konferencën e gjashtë të Konsorciumit Kosovar të Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID), që u transmetua në ‘Jeta në Kosovë’.

Sipas saj, i ashtuquajturi liqe i kaltër, përmban kimikate aq të forta sa mund të shkaktojë katastrofë ambientale.

“Të jem e sinqertë unë madje dyshoj nëse këtë duhet ta quajmë ujë, pasi me ph 21, është thjesht zbardhues, jo ujë.  Liqeni i famshëm, i kaltër, të cilin zyrtarët e KEK-ut e mohojnë që ekziston”, tha Rathje.

Ajo po ashtu tregoi se autoritetet nuk po e pranojnë që ky liqe me kimikate derdhet në lumin Sitnica.

“Një gyp del nga liqeni sepse KEK-u po e zbraz këtë liqe në lum. Ky ujë zbardh çdo gjë që prek, tokën, dheun, gjithçka bëhet e bardhë. Derdhet në lumin Sitnica”, konstatoi Rathje.

Në këtë emision, që iu kushtua mbrojtjes së shëndetit publik, pjesëmarrës ishin edhe shkenctarë, pjesëtarë të shoqërisë civile dhe përfaqësues të institucioneve përgjegjëse për këtë fushë.

Për ndotjen nga deponia e Mirashit Gazeta Jeta në Kosovë shkroi edhe në qershor të vitit 2017

 

13 Janar 2018 - 19:30

Doruntina Baliu 13/01/2018 - 19:30
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend