Deputeti Azem Syla në Polici - Foto: KALLXO.com

Hetim Special për Azem Sylën

Me kërkesë të prokurorit i cili është duke e hetuar rastin, për të martën në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë është thirrur një seancë e mundësisë së veçantë hetuese në rastin e tjetërsimit të pronave shoqërore, ku të dyshuar janë 52 persona, ndër ta edhe Azem Syla, deputet i PDK-së dhe Nuhi Uka, i cili ka qenë kryetar i Gjykatës Komunale në Prishtinë.

Sylës dhe Ukës para disa ditësh u është vazhduar paraburgimi edhe për nga tre muaj nga gjyqtarja e procedurës paraprake në Prishtinë.

KALLXO.com caktimin e mundësisë së veçantë hetuese e konfirmon nga njoftimi i EULEX-it, ku shihet se për të martën është paraparë të mbahet kjo seancë.

Azem Syla, Nuhi Uka, Sabedin Haxhiu, Avni Maxhuni, Hajrullah Berisha, Ilaz Syla dhe Lubisha Vujoviq ishin arrestuar në fund të prillit të këtij viti pas një aksioni të gjerë të Policisë së Kosovës dhe EULEX-it.

Prokuroria pretendon se të dyshuarit kanë tjetërsuar prona shtetërore në mënyrë joligjore në regjionin e Llapnasellës, për çka të gjithë të dyshuarit janë deklaruar të pafajshëm.

“Drejtësia në Kosovë” kishte sjellë xhirime ekskluzive nga arrestimi i të dyshuarve.

https://www.youtube.com/watch?v=jkG5AkwMFO0

Të gjitha raportimet e KALLXO.com rreth bastisjeve, arrestimeve dhe seancave gjyqësore të personave të dyshuar në këtë rast mund t’i gjeni këtu.