Foto: AP

Heshtja e BE-së për Kataloninë Dërgon Mesazh Shqetësues

Unë nuk jam një ekspert për çështjet kushtetuese, etnike apo politike të Spanjës dhe normalisht nuk do ta merrja mbi vete për të gjykuar nëse qeveria katalanase kishte të drejtë të mbajë një referendum të pavarësisë këtë të diel ose jo.

Megjithatë, duke parë pamjet televizive të brutalitetit të shëmtuar dhe të pakuptimtë të policisë spanjolle që keqtrajtonin njerëzit katalanas, veçanërisht gratë dhe të moshuarit, ndjeva një dëshirë të fortë për të thënë disa gjëra.

Së pari, pavarësisht nëse populli i Katalonias kishte të drejtën të mbajë një referendum, reagimi i tepruar i qeverisë spanjolle dhe brutaliteti i policisë së saj tani i ka siguruar legjitimitet të ri dhe mbështetje nga e gjithë bota.

Fakti që rreth 850 civilë dhe vetëm 33 policë u plagosën në këtë dhunë, tregon qartë se cila se kush ka ushtruar dhunë.

Ne në vendet “jo aq demokratike”, si Bosnja ose pjesa tjetër e Ballkanit, janë mësuar me numra të tillë në raste të ngjashme.

Por ne gjithashtu kemi mësuar të respektojmë “vendet më demokratike” sepse atje, kur ndodhin trazirat në rrugë, shpesh policia vepron me më shumë përmbajtje dhe përfundojnë duke qenë ata të rrahurit.

Është e qartë se ky nuk ishte rasti në Kataloni të dielën.

Nëse qeveria spanjolle do të kishte një shans për të ndaluar ndarjen e Katalonisë, do të thosha se ky shans tani është zvogëluar seriozisht, ose nuk është më, ndërsa lëvizja katalonase drejt pavarësisë duket gjithnjë e më e pashmangshme.

Së dyti, pas Brexit, ky është tani testi i dytë më i madh për BE-në, Ballkani dhe e gjithë bota po shikojnë me kujdes. Përsëri, nuk është ligjshmëria e referendumit katalan që është në rrezik, por e drejta e njerëzve që të kenë fjalën e tyre, edhe nëse ajo nuk çon në asgjë.

Ky reagim i tepruar nga ana e policisë spanjolle ka dëmtuar legjitimitetin e qeverisë e cila dërgoi Policinë Speciale kundër  burrave, grave dhe fëmijëve [kryesisht paqësorë].

Duke qenë se Spanja është gjithashtu anëtare krenare e BE-së, kjo situatë ka vënë në rrezik legjitimitetin e të gjithë Bashkimit Evropian.

Nëse udhëheqësit e BE-së vazhdojnë të injorojnë brutalitetin e policisë në Spanjë, ata po dërgojnë një mesazh të keq që do të dëgjohet në të gjithë Ballkanin dhe pjesën tjetër të botës.

Kur do t’i lënë politikanët egot e tyre mënjanë dhe të fillojnë të zbatojnë ndonjë gjykim të shëndoshë në çështjet praktike? Duket se udhëheqësit dhe të fuqishmit shpesh duan që gjërat të ndodhin sipas tyre, edhe kur ata mund të arrijnë një rezultat shumë më të mirë duke zbatuar një gjykim të shëndoshë në çështjet praktike, strategji dhe mirësjellje.

Referendumi i së dielës në Kataloni ma kujton një referendum tjetër, i mbajtur shtatorin e kaluar në Republika Srpska nga qeveria e pjesës së mbizotëruar nga serbët në Bosnjë.

Ky votim kërkoi mbështetje publike për festimin zyrtar të një dite kombëtare në këtë entitet pasi Gjykata Kushtetuese e Bosnjës kishte vendosur kundër saj si jokushtetuese.

E njëjta gjykatë vendosi që mbajtja e një referendumi në mbështetje të ditës kombëtare ishte gjithashtu jokushtetuese.

Sidoqoftë, referendumi vazhdoi megjithatë, gjë që shkaktoi shumë tensione dhe nxiti kritika të forta nga shumë zyrtarë ndërkombëtarë dhe lokalë.

Megjithatë, pikërisht kjo vëmendje dhe dhe ato kritika e bënë referendumin të ligjshëm në sytë e shumë qytetarëve të RS, madje edhe në mesin e shumë atyre që kurrë nuk e kishin festuar me të vërtetë ditën e RS dhe nuk kishin planifikuar të merrnin pjesë në referendum. Madje edhe ata dolën dhe votuan për atë.

Si rezultat i atij referendumi [të paligjshëm], Dita e RS-së, e cila në vitet e kaluara kishte kaluar pa u vënë re, është bërë rrufepritës pikërisht për ato ndjenja të njëjta kombëtare që kundërshtarët e referendumit donin të kontrollonin.

Dyshoj se sjellja brutale e së dielës nga policia spanjolle i ka dhënë referendumit katalanas më shumë legjitimitet dhe mbështetje popullore lokale dhe ndërkombëtare sesa do të kishte pasur nëse Spanja do ta kishte injoruar atë.

Pyetja e madhe nuk ka të bëjë me ligjshmërinë e disa “ndodhive”, por për mënyrën se si trajtohen ato.

Në Spanjë, Bosnje apo diku tjetër, kushtetuta, ligjet, aktet nënligjore ose forca brutale nuk mund të përdoren për të parandaluar shpërbërjen e një shteti ose një shoqërie.

Autoritetet duhet, përkundrazi, të bëjnë gjithçka të mundur për të ndihmuar në integrimin e tyre. Ka shumë dallim në mes të këtyre dy qasjeve.