ILUSTRIM: Foto telefona narkotik te konfoskuara

Heroinë në Shkolla, arrestohen 3 persona

Policia e Tiranës ka goditur një grup që shpërndante lëndë narkotike në afërsi të shkollave të mesme të Tiranës në Shqipëri.

Policët kanë arrestuar në flagrancë shtetasit me inicialet E. M, 35 vjeç, M.F, 34 vjeç dhe G. H, 26 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim me njëri-tjetrin shisnin heroinë në gjimnazet e Tiranës. Policia ka sekuestruar në total 44 doza heroinë.