Hedhja e mbeturinave në lumë në Savrovë të Suharekës - Foto: KALLXO.com

Hedhja e Mbeturinave në Lumë

Sipas qytetarit, persona të pandërgjegjshëm po hedhin mbeturina të ndryshme në lumin e fshatit Savrovë të Suharekës.

Në fotografi shihet se si në njërën anë të urës dikush ka hedhur mbeturina të ndryshme, të cilat kanë përfunduar në lumë.

Ndërsa, në anën tjetër të urës, dikush ka hedhur duaj talle. Përveç kësaj, personi që ka hedhur këta duaj talle ose dikush tjetër, edhe ua ka vënë flakën, duke e ndotur ambientin edhe me tym.

Hedhja e mbeturinave në lumë në Savrovë të Suharekës – Foto: KALLXO.com