Albulena Haxhiu, Deputete

Haxhiu i Kërkon LDK-së të Bashkohet për Hetim të ShIK-ut

Pasi deputeti i LDK-së Naser Rugova foli për hezitimin që të hetohen vrasjet e pasluftës, deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu i kërkoi Rugovës që LDK-ja të japë nënshkrimet për hetimin e ShIK-ut.

“Po ju bëj prapë thirrje publike, bashkohuni për hetimin e ShIK-ut. Ne 32 deputetët e Vetëvendosjes në zyrë i kemi nënshkrimet, pse po hezitoni ju t’i jepni nënshkrimet për hetimin e ShIK-ut” tha Haxhiu.

Ajo e siguroi Rugovën se Vetëvendosja kur të vijë në pushtet do ta hetojë vdekjen e Astrit Deharit, por edhe vrasjet politike të pasluftës.