Albulena Haxhiu, Deputete

Haxhiu: Kemi Ardhur t’i Themi Dorëhiqu Veselit

Albulena Haxhiu tha se në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit ka ardhur t’i thotë Kadri Veselit të dorëhiqet.

“Duhet të theksoj faktin se për neve është e papranueshme që Kadri Veseli të jetë kryetar i Kuvendit. Ky njeri nuk e meriton gë të jetë në krye të Kuvendit. Ne kemi ardhë me i thanë që të dorëhiqet”, tha Haxhiu.

Ajo më tutje deklaroi se në çdo vendim të keq për Kosovën kanë bashkëpunuar dy parti.

“Unë nuk mbaj mend ndonjë vendim të keq për vendin ku LDK dhe PDK nuk janë bashkë”, tha Haxhiu.

Deputetja e Vetëvendosjes tregoi se në mbledhje të Kryesisë përfaqësues të Vetëvendosjes hynë të paftuar.

Katër herë sot deputetë të Vetëvendosjes hodhën lotsjellës, sa herë u tentua të riniste seanca.