Haxhiu: I Dhimbshëm dhe i Pakuptimtë Veprimi i të Dorëhequrve

Albulena Haxhiu, nga Lëvizja Vetëvendosje gjuajtjen e gazit lotsjellës thotë e kanë bërë për të shpëtuar nga akti i tradhtisë që dëshirojnë me bë deputetet e tjerë duke e ratifikuar marrëveshjen e Demarkacionit.

Ajo e pranojë që qeveria e Kosovës duke përdorur mënyra të ndryshme ka arrit me i bë numrat për ratifikimin e marrëveshjes së dëmshme.

“Edhe para tre vjetëve kemi vepru njësoj”, tha Haxhiu. Nuk e di kush ka hedh gaz lotësjellës, por di të them që demarkacioni nuk kalon. Po ju them se jemi në krye të detyrës për mbrojtje të territorit”, tha ajo.

Madje sipas saj edhe nëse arrestohen ata nuk do të zmbrapsen.

“Po them që Lëvizja Vetëvendosje do ta kundërshtoj marrëveshjen, por si do veprohet nuk e di”, tha Haxhiu.

Ajo i ka folur disa fjalë edhe për ish-koleget e partisë që tash kanë formuar grupë të vecantë parlamentar.

“Për mua është e dhimbshme që ish kolegët e mi, që po e quajnë vetën të pavarur, që kur diskutohet për marrëveshjen flet njëri prej tyre. Është e pakuptimtë që nga gjithë deputetët që janë në atë grup të flas vetëm një. Sa i përket se sa na përkrahin të pavarurit është mirë t’i pyesni ata. Unë jam e bindur që nuk do ta votojnë këtë marrëveshje. Ajo që është e rëndësishme është që demarkacioni nuk do të kaloj”, tha ajo.