Hashim Thaçi Fajëson Qeverinë e Shqipërisë për Paaftësi

Në intervistën për “Jeta në Kosovë”, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi foli për një ndër çështjet më të debatueshme të ditëve të fundit: një projekt rrugor që është raportuar se është bërë nga qeveritë e Serbisë dhe Shqipërisë për ta lidhur Nishin dhe Durrësin me autostradë.

Kosova e ka gjetur veten të injoruar në këtë proces.

Thaçi tha se autostrada e Kosovës është kryer në masën 80 % ndërsa fajësoi palën shqiptare që ka mbetur mbrapa në këtë proces.

“Unë e kisha vlerësu më shumë paaftësi sepse më shumë është paaftësi dhe mosgatishmëri”, tha Thaçi kur u pyet nëse Shqipëria po tregohet më e mençur duke pritur fonde evropiane për ndërtimin e pjesës së mbetur të autostradës që e lidh me Kosovën