Presidenti Hashim Thaçi | Foto; ZKM

Hashim Thaçi Kërkon më Shumë nga Koalicioni PDK- LDK

Duke folur për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme në vend, opsion i përmendur shumë së fundmi, Thaçi tha se do t’i qëndrojë obligimeve të tij kushtetuese por edhe një marrëveshje eventuale mes partive politike.

“Unë e respektoj kushtetutën e vendit, mandatin e plotë kushtetues e ligjor ndërsa është në vullnetin e partive politike që nëse duan zgjedhje të parakohshme, unë do ta respektoj marrëveshjen e partive politike dhe do të jem në krye të obligimeve të mia kushtetuese”, tha Thaçi.

Ai tha se janë partitë në koalicion të cilat duhet ta bëjnë vlerësimin për punën dhe qëndrueshmërinë e koalicionit.

Por ai kërkoi nga ky koalicion që të angazhohet më shumë në

“Si President mund të them që Kosova duhet të lëvizë më shpejt, më mirë dhe në mënyrë me efikase në drejtim të konsolidimit të shtetit, forcimit të ekonomisë dhe perspektivës euro-atlantike”, tha Thaçi në një konferenc ëpër shtyp në Prishtinë.

Thaçi gjithashtu vazhdoi ashpërsoi edhe më tej gjuhën ndaj zyrtarëve të lartë të bashkimit Europian.

Duke u lidhur me deklaratat e Komisionerit të BE-së për Zgjerim Johannes Hahn, i cili këtë javë kritikoi komentet e Thaçit rreth mundësisë së bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, Thaçi i quajti “të gërditshme” komentet e zyrtarit të Brukselit.

Ai tha se kërcënim për BE-në është nacionalizmi serb i cili, sipas tij, po ndihmohet nga Rusia.

“Është Beogradi që është duke punuar në destabilizimin e rajonit dhe instalimin e ndikimit të fuqishëm në Serbi prej bazave ushtarake deri në MIG-ë dhe kjo përkëdhelje nga zyrtarët e BE-së për Beogradin dhe këto deklarime janë shumë bajate, të gërditshme, neveritëse dhe të papranueshme për Kosovën sidomos me këtë vonesë të pajustifikueshme për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën”, tha Thaçi.