Presidenti Hashim Thaçi duke votuar. Foto: Kallxo.com

Hashim Thaçi: Inkurajoj Qytetarët për Votim Masiv

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pasi votoi në qendrën e tij të votimit në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë, u bëri thirrje qytetarëve që të dalin masivisht në zgjedhjet e sotme për kryetarë dhe asambleistë të komunave.

Ai erdhi në qendrën e votimit i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Lumnija, dhe djali Endriti.

“I uroj qytetarët e Kosovës për këtë ditë të veçantë. I inkurajoj për një votim më masiv, pjesëmarrje aktive e dinamike për këtë proces të rëndësishëm për të ardhmen katërvjeçare”, tha Thaçi.

“Është një fillim i mbarë i ditës së sotëm. Shpresoj që të gjithë mekanizmat do të jenë në krye të përgjegjësive të tyre që edhe ky proces demokratik për Kosovën të përmbyllet suksesshëm”, tha Thaçi.