Hashim Thaçi Dekoron Edi Ramën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e dekoroi sot kryeministrin shqiptar, Edi Rama, me Medalje Presidenciale në vigjilie të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Në ceremoninë e ndarjes së Medaljes, Thaçi tha se kjo medalje i jepet si vlerësim për kontributin e tij për pavarësinë e Kosovës.

“Zëri i Edit ka qenë i fuqishëm në mbështetje të lirisë, shtendërtimit, konsolidimit dhe integrimit të Kosovës në NATO e BE. Projekti i integrimit është projekt i përbashkët”, tha Thaçi.

Ndërsa Edi Rama tha se marrja e kësaj medaljeje është “një nga momentet më emocionuese” për të.

“Është nder i jashtëzakonshëm dhe ju shpreh mirënjohjen time dhe ta falënderoj Kosovën për këtë emocion të paharrueshëm. Fati ynë është i përbashkët, rruga jonë është e përbashkët, e ardhmja jonë është e përbashkët”, tha Rama.