Hashim Thaçi, me Clinton apo me Trump?

Kur kanë mbetur edhe më pak se tri javë deri në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shumë liderë të vendeve të ndryshme kanë dhënë parashikimet dhe kanë shfaqur pritjet e tyre për rezultatin e garës të cilën e ndajnë demokratja Hillary Clinton dhe republikani Donald Trump.

Në intervistën për “Jeta në Kosovë”, Thaçi foli për herë të parë për preferencat e tij.

Ai tha se pret që Clinton të dalë fituese ndërsa u shpreh i lumtur që ka parë shumë shqiptarë në Amerikë ta mbështesin kandidaten demokrate në këtë garë.