Kryeministri Ramush Haradinaj - Foto: KALLXO.com

Haradinaj Zotohet për Rend dhe Ligj

Në profilin e tij zyrtar në ‘Facebook’, Kryeministri Ramush Haradinaj, ka shkruar se çka do diskutohet sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.

Sipas kryeministrit, në mbledhjen e qeverisë e cila pritet të mbahet pas pak, do të shqyrtohet paketa e ligjeve që fuqizojnë në vazhdimësi gjyqësorin.

“Sistemi i drejtësisë është në rrugë të mirë, që të konsolidohet në përputhje me rendin demokratik, kërkesat e qytetarëve dhe proceset integruese euro- atlantike”, ka shkruar kryeministri.

Sipas tij, sigurimi i sistemit të pavarur të drejtësisë në Kosovë do të forcoj shtetin e së drejtës.

“Vetëm duke siguruar një sistem të pavarur, kredibil dhe profesional të drejtësisë në Kosovë, ne mund ta forcojmë shtetin e së drejtës. Në këtë rrugëtim do të jemi të pa kompromis”, ka shkruar tutje kryeministri.

Mbledhja e Qeverisë pritet të mbahet në orën 12:00.