Foto: ZKM

Haradinaj Viziton një Shkollë Private Turke në Prizren

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, vizitoi sot shkollën ndërkombëtare “Maarif”, ku u prit nga drejtori i shkollës Ali Sedat Asllan dhe stafi i shkollës.

Zyra e Kryeministrit njoftoi se vizita u realizuar nën shoqërimin e Ministrit i Administratës Publike, Mahir Yagxhilar dhe Ambasadores së Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç, të cilët u njoftuan nga afër me punën dhe procesin mësimor që bëhet në këtë shkollë dhe vizituan ambientin në të cilën mësojnë nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e nëntë.

Kryeministri Haradinaj tha se një shkollë me standarde të larta dhe me një program të mirë të edukimit është e mirëpritur për të gjithë

“Kosova ka bashkëpunim të mirë me Republikën e Turqisë dhe këtë bashkëpunim e dëshmon edhe kjo shkollë”, shtoi ai.