Kryeministri Ramush Haradinaj- Foto: ZKM

Haradinaj: Viktimat e Dhunës Seksuale Duhet të Kenë Trajtim të Dinjitetshëm

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se viktimave të dhunës seksuale duhet t’u ofrohet trajtim i dinjitetshëm në shoqëri.

Në konferencën “Përtej Mbështetjes Financiare”, e organizuar nga fondacioni për Zhvillim të Komunitetit në bashkëpinim me “Kosova Woman for Woman” nga Izraeli, kryeministri Haradinaj, është shprehur se çështja gjinore në Kosovë është në një proces i vonuar.

Kryeministri Ramush Haradinaj, në konferencën me temën “Përtej Mbështetjes Financiare”, ka thënë se viktimat e dhunës seksuale duhet të trajtohen dinjitetshëm në shoqëri.

“Çështja gjinore në vendin tonë është në një proces, ose në një fazë pak më të vonuar të barazisë gjinore. Ndërsa kur kemi të bëjmë me dhimbjet e luftës edhe këtu është një diferencë e madhe se si janë trajtuar këto dhimbje”, tha Haradinaj.

Ai shtoi se viktimat e dhunës seksuale duhet të trajtohen dinjitetshëm në shoqëri.

“Dua t’ju siguroj se institucionet e vendit e ndjejnë pjesën e tyre të përgjegjësisë, mirëpo kjo temë kërkon angazhimin e të gjithëve. Dhe, pa një mobilizim të të gjithëve vështirë se do ta përmbyllim me sukses këtë proces, që të mund t’ju ofrojmë viktimave të dhunës seksuale trajtim të dinjitetshëm në shoqëri”, tha Haradinaj.

Udhëheqësja e “Kosova Woman for Woman”, Iliriana Gashi, tha se tema “Përtej Mbështetjes Financiare”, synon të shkoj një hap më tutje në përkrahje të personave të mbijetuar nga dhuna seksuale gjatë luftës, por edhe e grupeve të tjera të margjinalizuara.

“Sipas disa llogarive në Kosovë janë rreth 20 mijë persona që kanë qenë viktima të dhunës seksuale gjatë luftës çlirimtare. Dua t’i falënderoj për qëndresën e tyre që duke pasur një përkrahje shumë të limituar kanë gjetur forcën dhe janë ballafaquar jo vetëm me traumën, por edhe me sfidat e stigmatizimit, injorimit dhe të mos flasim për problemet tjera që i sjellë periudha e pasluftës për shumicën e popullatës”, tha Gashi.