Foto: ZKM

Haradinaj u takua me Papa Françeskun

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar sot me Papa Françeskun në Vatikan.

Takimin e ka konfirmuar zëdhënësja e Qeverisë, Donjeta Gashi.

Në takim është biseduar për tema të përgjithshme, ndërsa Haradinaj e ka falënderuar Papën për pritjen.

Po ashtu, kryeministri e ka falënderuar Atin e Shenjtë për përkushtimin e tij në raport me vlerat e përbashkëta.

Më vonë gjatë ditës Zyra e Kryeministrit do të lëshojë një komunikatë për media si dhe do të publikojë fotografitë nga ky takim.

Dje kryeministri Haradinaj i cili po qëndron në një vizitë zyrtare në Vatikan, është takuar me Sekretarin e shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin, të cilit i ka kërkuar njohjen e pavarësisë së Kosovës.