Haradinaj: Turqit dhe shqiptarët në Kosovë nuk ndahen

Në ditën e kushtuar ndaj komunitetit turk në Kosovë, Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj vlerësoi lartë marrëdhëniet e tyre me shqiptarët.

Nën patronatin e Haradinajt, po mbahet manifestimi, kushtuar komunitetit turk në Kosovë.

“Kjo është një ditë që e tregon dhe dëshmon kush është Kosova. Mujm me thanë që shqiptarët edhe turqit në Kosovë nuk ndahen. Ne krenohemi për këtë marrëdhënie. Do ti ruajmë këto marrëdhënie. Kosova ka punë shumë para vetës. Nëse ec Kosova përpara ecim të gjithë”, tha Haradinaj.

Në anën tjetër Mahir Yagcilar, Ministër i Administratës Publike në Kosovë vlerësoi përkrahjen e Kryeministrit për komunitetin turk në Kosovë.

“Ne për herë të 10 jemi tu e festu këtë festë. Gjithmonë kemi pas përkrahje edhe prej juve Kryeministër edhe prej atyre të kaluar”, tha Yagcilar.