Ramush Haradinaj në DebatPernime. Foto: Atdhe Mulla

Haradinaj thotë se mori përkrahje nga Familja Rugova

Kandidati për kryeministër nga Koalicioni PAN, Ramush Haradinaj thotë se ka marr përkrahje nga familja Rugoave.

“Unë si i nominuar për kryeministër të Republikës se Kosovës, me kënaqësi e pranoj mbështetjen e familjes emblematike të Presidentit Rugova dhe zotohem që do të bëj ç ‘mos për ruajtjen e vlerave dhe mësimeve të Presidentit Rugova, për ruajtjen e miqësisë të përhershme me SHBA-të, BE dhe NATO”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Në lidhje me takimin ka shkruar në Facebook kandidati Haradinaj, por në asnjë vend nuk nuk e tha troç nëse Teuta Rugova do e votoj kandidaturen e tij për kryeminister.

KALLXO.com ka provuar të kontaktoj me deputetët Teuta Rugova dhe me vëllain e saj, Mendim Rugova, por ata nuk kanë qenë të qasshëm në telefon.