Foto|| Facebook

Haradinaj Thotë se Lajmi për Liberalizim është Çështje Javësh

Ramush Haradinaj tha sot para gazetarëve se Kosova do ta marrë lajmin për liberalizim vizash brenda javësh.

“Mendoj se lajmi për liberalizim është çështje javësh, pastaj hyrja në fuqi e lajmit i ka 2-3 muaj diferencë, por nuk besoj se do të shkojë në pakufi”, tha Haradinaj.

Kryeministri e pranoi se ky lajm nuk ka ardhur me 90 ditëshin e qeverisë së tij.

Ai tregoi se më 18 dhjetor do ta ketë një vizitë në Bruksel, por nuk premtoi se lajmin për liberalizim vizash Kosova do ta marrë gjatë kësaj vizite.

“Kam edhe një vizitë në Bruksel më 18 të këtij muaji. Nuk më është premtuar asgjë, por ju keni parë qëndrimet e mia në Parlament, por edhe qëndrimet e mia në publik se Kosova duhet me e marrë më në fund atë që i takon”, tha Haradinaj.

Ai konstatoi se Kosova “nuk ka pse të marrë pjesë në tavolina ku nuk respektohet dhe ku nuk i jepet ajo që i takon”.

KALLXO.com deklaratën e mëhershme të Haradinajt se me qeverisjen e tij brenda 90 ditësh qytetarët do të lëvizin të lirë në Europë e vlerësoi gënjeshtër në kryepometër- produktin e KALLXO.com për matje të vërtetësisë së deklaratave publike.

Rrena e Kryptë e Haradinajt për Liberalizim të Vizave