Haradinaj: Do të Ndërmerret Çdo Veprim për Kompleksin e Jasharëve

Teksa nderoi te varri i Adem Jasharit, Kryeministri Ramush Haradinaj tha se do të ndërmerret çdo veprim për shpëtimin e shtëpive të Jasharëve.

“Çdo veprim i nevojshëm do të ndërmerret në kohën e duhur. S’ka asni pengesë që të mos e nderojmë veten dhe këtë vend të nderum e të shenjtë”, tha Haradinaj.

Ai tha se është nder për institucionet të ndërhyhet në këtë kompleks.

“Tani është nder për popullin e Kosovës, për popullin shqiptar, për liridashësit kudo në botë që ky vend që na bën nder me u nderue nga institucionet e vendit”, tha Haradinaj.

Kryeministri në Prekaz rrugën drejt lirisë e konsideroi të gjatë.

“Jemi në 10 vjetorin e pavarësisë kuptohet rrugë e gjatë deri në liri, deri në vitin 1999.Jemi këtu në vendin e sakrificës, në vendin e kthesës në Prekaz, në varrezat e familjes Jashari”, tha Haradinaj.

KALLXO.com ka shkruar për rrezikimin e shtëpive të Jasharëve nga shembja.

Në këto shtëpi luftoi dhe vdiq Adem Jashari dhe shumica e anëtarëve të familjes së tij më 5, 6 e 7 mars 1998.

‘Epopeja’ e Mbijetesës për Kullat Historike të Jasharajve