Foto: Tamush Haradinaj/ Facebook

Haradinaj: Sundimi i Ligjit, kriteri i fundit për liberalizim

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, është duke marrë pjesë në Samitin e Sofjes bashkë me presidentin Hashim Thaçi dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.

Në një postim që kryeministri e ka bërë në Facebook pas takimit me homologun e tij danez, tha se Danimarka është një mbështetëse e madhe e rrugëtimit tonë euroatlantik dhe ky shtet do të jetë avokues i Kosovës në këtë aspekt.

“Gjatë takimit me kryeministrin danez, Lars Løkke Rasmussen, në margjina të Samitit të Sofjes, folëm për progresin e Kosovës sa i përket sundimit të ligjit si kriter i fundit për liberalizimin e vizave për qytetarët kosovarë, që janë europianët e fundit, të cilët nuk e gëzojnë këtë të drejtë”, ka shkruar kryeministri Haradinaj

17 Maj 2018 - 14:04

Margarita Rashiti 17/05/2018 - 14:04
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend