Ramush Haradinaj - Foto: KALLXO.com

Haradinaj: Sulmi Ndaj Policisë, Nuk i Zmbraps Ata

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar ndaj një sulmi të djeshëm që iu bë policisë në Gjakovë.

Pjesëtarë të Njësisë Kundër Trafikimit me Narkotikë në Policinë e Kosovës janë sulmuar me armë zjarri dje në Gjakovë gjatë kohës sa ishin në zbatim të një plani operativ kundër drogës në shkolla, raporton KALLXO.com

Sipas Haradinajt, ndalja e drogës në shkolla është një prioritet i qeverisjes së tij dhe ai inkurajoi policinë për vazhdimin e kësaj ‘lufte;

“Zotimit tim, për siguri në ambientet shkollore dhe moslejim të ekspozimit të fëmijëve tonë ndaj substancave narkotike, do t’i shkoj gjer në fund. Jam i angazhuar pareshtur, në bashkëpunim me të gjitha institucionet relevante, që kjo dukuri të mos vazhdojë të helmojë më rininë tone”, shkroi Haradinaj në Facebook.

KALLXO.com ka raportuar lidhur me sulmin që ndodhi mbrëmë në Gjakovë.

http://kallxo.com/20-vjecari-sulmon-policine-arme-zjarri-ne-gjakove/