Ramush Haradinaj - Foto: KALLXO.com

Haradinaj i Shqetësuar nga Ndërprerja e Rrymës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në mbledhjen e sotme të qeverisë ka ngritur një shqetësim lidhur me ndërprerjet e shpeshta të energjisë elektrike në vend.

“Para se me fillu më duhet ta ngris një shqetësim: Ndërprerja e energjisë elektrike, Podujeva ka dy ditë qe ska rrymë e në vende të tjera ka 6-8 orë. Valdrin lluka duhet me hy me kqyr çka është tu ndodh me këtë gjendje në kësi kohë të ftohta është problem.”

Ai kërkoi që me këtë çështje të mirret Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.

“ Ministri nuk qenka këtu por është një temë që duhet të ketë vemendje”, tha Haradinaj.

Në vazhdimin e mbledhjes së qeverisë, pika e 14 shqyrtimi i propozimit për ndryshim dhe plotësim të qeverisë për plotësimin e vendimit 15/158 të vitit 2013 është shtyrë për një ditë tjetër.

Është miratuar procesverbali i mbledhjeve të 33-34. Qeveria ka aprovuar pikën e dytë te rendit të ditës shqyrtimin e draftit të strategjisë kundër korrupsionit 2018-2022 dhe planin e veprimit.

Qeveria ka aprovuar pikën e dytë te rendit të ditës shqyrtimin e draftit të strategjisë kundër korrupsionit 2018-2022 dhe planin e veprimit.

Është aprovuar edhe shqyrtimi i draftit të koncept dokumentit për agjencinë kosovare për krahasim dhe verifikim të pronës. Qshtë aprovuar edhe shqyrtimi i propozimit për vazhdimin e mandatit për kryeinspektorit të tregut në kuadër të Ministrise së Tregtisë.

Po ashtu, është aprovuar strategjia shtetërore për riintegrim të qëndrueshëm të personave të riatdhesuar në Kosovë 2018-2020 dhe plani i veprimit