Ramush Haradinaj pret në takim intelektualët që nënshkruan peticionin për lirimin e tij – Foto: KALLXO.com

Haradinaj Shprehet Borxhli Ndaj Intelektualëve

Me këtë rast kreu i AAK-së tha se ndihet borxhli ndaj nënshkruesve të këtij peticioni.

“Sot jemi bashkë pas një sfide që kemi kaluar bashkë ne. Dashnia, përkrahja, jo në baza partiake, por vëllazërore dhe qytetare, më bëjnë të ndjehem mirë për kujdesin tuaj. Me peticionin që e keni bërë ndihem borxh ndaj jush. Pasuri më të madhe e kemi njëri-tjetrin, që është për t’u vlerësuar”, tha Haradinaj.

Në emër të përfaqësuesve të intelektualëve dhe profesorëve të Kosovës foli Mujë Rugova, ish-rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

“Më në fund edhe njëherë u shpall pastërtia e Ramush Haradinajt dhe lufta ku komandoi Ramush Haradinaj. Na ka prekë familja, bashkëshortja, fëmijët, prindërit që  kanë pasë momente të vështira por që i kanë dal ballë”, tha Rugova.

Takimi më pas u zhvillua prapa dyerve të mbyllura.

Peticioni i nënshkruar nga 603 intelektualë të Kosovës që kërkonin lirimin e Ramush Haradinajt i është dorëzuar më 24 prill Ambasadës së Francës në Kosovë dhe Gjykatës së Apelit në Colmar të Francës.

Përmes këtij peticioni, 603 intelektualë dhe profesorë kërkonin lirimin e Haradinajt nga autoritetet franceze.

http://kallxo.com/peticion-intelektualeve-per-lirimin-e-haradinajt/

Ramush Haradinaj ishte ndaluar nga autoritetet franceze më 4 janar në bazë të një fletarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia.

http://kallxo.com/arrestohet-ne-france-ramush-haradinaj/

Afro katër muaj pas ndalimit, autoritetet franceze kishin refuzuar kërkesën e Beogradit për ekstradimin e Haradinajt, të cilin e akuzonin për krime lufte të kryera sipas tyre në kohën kur ky komandonte UÇK-në në Zonën Operative të Dukagjinit.

http://kallxo.com/lirohet-ramush-haradinaj-2/