Ramush Haradinaj në DebatPernime. Foto: Atdhe Mulla

Haradinaj: Seanca e Sotme Nuk Meriton Respekt

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se sot nuk do të marrin pjesë në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga opozita, pasi dje ishin vet ata që kërkuan të ndërprehet debati.

“Dje ishte seanca për zgjedhjen e Qeverisë, sot na kanë njoftuar për një seancë të jashtëzakonshme, shumë e habitshme kjo ftesë për shkak se kërkesa për ndërprerjen e debatit erdhi pikërisht nga opozita, kanë bërë 40 nënshkrime për një seancë e janë 31 deputet në sallë, ne nuk e vlerësuam këtë ftesë, do ta respektojmë Kuvendit por kjo e sotmja nuk meriton respekt”, tha ai.

Në Kuvendin e Kosovës aktualisht po zhvillohet seancë e jashtëzakonshme, e thirrur nga Vetëvendosje, LDK dhe Alternativa. /21Media