Haradinaj: Rruga Drejt Lirisë dhe Ndërtimit të Shtetit nuk Është e Lehtë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në akademinë përkujtimore për viktimat e Masakrës së Reçakut.

Haradinaj kujtoi viktimat në 19 vjetorin e masakrës duke përmendur sakrificat e vendit drejt lirisë.

“Rruga jonë e lirisë nuk ka qenë e lehtë, por ma qenë me shumë dhombje e flijime, edhe rruga në ndërtimin e shtetit nuk është e lehtë por nëse besojmë të drejtën tonë do ja dalim gjithmonë, tha Haradinaj.

Në këtë akademi përkujtimore morrën pjesë liderët e shtetit, si dhe ish- Shefi i Misionit të OSBE në Kosovë, William Walker i cili është nderuar me statujë në Reçak.

http://kallxo.com/veseli-nuk-ka-drejtesi-nderkombetare-pa-drejtesi-per-recakun/