Takimi i kryeministrit Haradinaj me drejtuesit e SBAhK-ut - Foto: KALLXO.com

Haradinaj: Qeveria e Përkushtuar në Përmbushjen e Kërkesave të SBASHK

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj u zotua për gjetjen e zgjidhjes lidhur me kërkesat e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit për të cilat kanë mbajtur edhe grevë.

Haradinaj takoi sot përfaqësuesit e SBASHK në një takim të mbyllur për media ndërsa përmes një statusi në Facebook foli lidhur me rezultatet e këtij takimi.

“Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar që t’i trajtojë me prioritet kërkesat dhe nevojat e të gjitha kategorive të rezistencës në Kosovë.Njohja e sakrificës së mësimdhënësve të viteve të ’90-ta është e një rëndësie të veçantë. Mësimdhënësit e viteve të ’90-ta ishin shtylla e papërkulur e qëndresës sonë” , shkroi Haradinaj.

“Takova sot përfaqësuesit e SBASHK-ut për ta gjetur zgjidhjen e duhur për kërkesat e tyre, duke përmbushur obligimet shtetërore”, shtoi ai.

http://kallxo.com/sbashk-kerkon-seriozitet-nga-qeveria-paralajmeron-proteste-masive/