Daut Haradinaj | Foto: Facebook
Haradinaj: President Mos u Përziej!
“Z. President kur don me e kuptu që ju nuk keni mandat me iu përzi vullnetit të deputetëve, por përkundrazi e keni për detyrë me ju raportu atyre,” tha Haradinaj në një reagim të tij pas thirrjeve të vazhdueshme të Thaçit që të ratifikohet marrëveshja për përcaktimin e vijës kufitare me Malin e Zi, e nënshkruar në Vjenë më 26 gusht 2015.
Thaçi të enjten në një adresim drejt popullit kërkoi që të ratifkohet marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi, duke thënë se në të kundërtën do të minohet e ardhmja evropiane e Kosovës.
Edhe të shtunën nëpërmjet një postimi në Facebook, Presidenti Thaçi tha se demarkacioni duhet të kalojë në Kuvend që Kosova të dalë nga izolimi ndërkombëtar.
http://kallxo.com/thaci-ratifikimi-sjell-liberalizimin-dhe-ushtrine/
Haradinaj në reagim thotë se deputetët do ta kundërshtojnë demarkacionin, ndërsa adresimet e Thaçit i konsideron antikushtetuese.
“Por deputetët e kanë kuptuar se kjo marrëveshje e dëmton Kosovën në territor me mbi 8.8 mijë hektarë dhe si e tillë do kundershtohet nga ata. Kjo që ju po e bëni është antikushtetuese pavarësisht qëllimeve tuja,” vijon reagimi i deputetit të AAK-së Haradinaj.
Marrëveshja për demarkacionin është pikë e rendit të ditës në mbledhjen e 1 shtatorit të Kuvendit të Kosovës. Atë ditë Lëvizja “Vetëvendosje ka paralajmëruar protestë”.