Ramush Haradinaj takohet me Sindikatën e Policisë - Foto: ZKM

Haradinaj Premton Avancim të Legjislacionit për Policinë

Në një takim me kryetarin e Sindikatës së Policisë së Kosovës, Shaban Tashollin dhe bashkëpunëtorët e tij, kryeministri Ramush Haradinaj premtoi se do të punojë ngushtë me ta për përmirësimin jo vetëm të kushteve të punës dhe ngritjen e mirëqenies së policëve, por edhe për të avancuar dhe plotësuar legjislacionin për Policinë e Kosovës.

Në këtë takim, sipas një komunikate të Qeverisë, anëtarët e Sindikatës së Policisë e njoftuan kryeministrin me sfidat që e presin Policinë e Kosovës si dhe parashtruan kërkesat e tyre që kanë të bëjnë me sigurimet shëndetësore si dhe Ligjin për Pensionimin e zyrtarëve policorë të Kosovës.

Kryeministri Haradinaj nga ana e tij shfaqi interesim për avancimin e kushteve të punës dhe atyre jetësore të policëve, duke u zotuar se do të ndërmarrë tërë atë që është në kompetencat e tij dhe të Qeverisë që udhëheq edhe për sa i përket nivelizimit të pagave sipas kategorive, duke marrë për bazë Ligjin për FSK-në, si dhe rreth lehtësirave për strehim e banim, për fjetoret për ata që presin të marrin detyrën me ndërrime, në stacionet e mëdha të policisë kosovare etj.