Ramush Haradinaj pas votimit | Foto: KALLXO.com

Haradinaj: Përgjegjësinë Duhet ta Marrin ata që kanë Legjitimitet

Kryeministri Ramush Haradinaj votoi sot në Shkolllën e Mesme të Mjekësisë “Ali Sokoli”, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve që si ai ta kryejnë votimin në komunat në të cilat po zhvillohet sot gara e balotazhit.

“I ftoj qytetarët e vendit që të votojnë në të gjitha komunat të cilat janë në balotazh. Me votë dhe me këtë vendim të tyre jetojnë katër vjet”, tha Haradinaj.

Kryeministri deklaroi më tutje se përgjegjësinë për udhëheqje të komunave duhet ta marrin personat që legjitimohen në zgjedhje.

“Dalja është shumë e rëndësishme, Kosovën e presin shumë punë po ata që marrin përgjegjësinë duhet ta kenë legjitimitetin e qytetarëve”, tha Haradinaj.

Sot në Kosovë po zhvillohet balotazhi në 19 komuna.