Qeveria e Kosovës | Foto: Zyra e Kryeministrit

Haradinaj për Zgjedhjet: T’ia Zbardhim Fytyrën Kosovës

Pasi përfundoi të gjitha pikat e rendit të ditës në mbledhjen e Qeverisë, kryeministri Haradinaj tha se ka dy lajme të mira.

“Javën tjetër vjen në vizitë në Kosovë Këshilli i NATO-s dhe diku më 17 nëntor do të kemi këtu kongresmenin Eliot Engel”, tha Haradinaj.

Haradinaj  pastaj e vlerësoi demokratik procesin e deritashëm të fushatës për zgjedhjet lokale në Kosovë dhe luti qytetarët që këtë ditë t’ia zbardhin fytyrën Kosovës.

“Nga kualiteti i zgjedhjeve varet edhe integrimi e liberalizimi më i shpejtë”, tha Haradinaj.

“I uroj Kosovës fat!”, përfundoi ai.

Zgjedhje, fer të drejta e demokratike pret edhe Presidenti Hashim Thaçi.