Kryeministri Ramush Haradinaj - Foto: ZKM

Haradinaj për Vrasjen e Vëllait të Tij: Dyshoj në Shumë Adresa

Duke folur në interpelancën për vdekjen e Astrit Deharit, Kryeministri Haradinaj ka përmendur edhe vrasjen e vëllait të tij, Enverit, pas luftës.

“Unë kam familjar të vramë paslufte, vëllai im se ka pas fatin me u ba një hetim ndërkombëtar. Hiç se ka pas fatin, s’ka mbërri as deri këtu, një ditë zie e ka shpallë atëherë presidenti Rugova”, tha Haradinaj

Ai shtoi se ka pasur dyshime në disa adresa por se nuk dëshiron të thotë se ky apo ai e ka bërë këtë, pa e thënë Gjyakta fjalën e saj.

“Unë dyshoj në kumeditë sa adresa, por megjithatë s’po du me quajt dikon që e ka kry, sepse duhet me thanë një Gjykatë a një institucion a dikush edhe si i këtillë që e di se për çka është ka folët, megjithatë po iu lus, runu e mos e çoni deri në fund, se mund të ndodhë që je tu bo dy herë gabim”, tha Kryeministri Haradinaj.

Enver Haradinaj qe vrarë në vitin 2005 në rrugën Pejë- Deçan.