Haradinaj: Nuk Jemi të Pashpresë për Liberalizimin

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk mendon se kosovarët janë të pashpresë rreth liberalizimit të vizave.

NDËRLIDHUR

“Unë nuk mendoj që jemi të pashpresë në liberalizim”, tha Haradinaj i pyetur nga KALLXO.com rreth deklaratës së presidentit Hashim Thaçi se marrja e shtetësisë shqiptare aktualisht është shpresa e vetme e kosovarëve për të lëvizur lirshëm në Europë.

Rreth çështjes së nënshtetësisë shqiptare, kryeministri Haradinaj tha se nuk është kundër.

“Unë e kam marrë për vete. Nuk kam apliku, por herën e kalume më kanë thanë që dojnë me ma dhanë”, theksoi ai.

Haradinaj theksoi se Qeveria është duke e kryer punën e vet dhe se nuk është duke humbur kohë.

Në një takim me homologun shqiptar, Ilir Meta, presidenti Hashim Thaçi tha sot se nuk pret që Kuvendi i Kosovës të miratojë në një të ardhme të afërt marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi, që është kusht nga Bashkimi Europian për liberalizimin e vizave.

Prandaj, ai kërkoi nga homologu i tij shqiptar, Ilir Meta, që t’i pajisë shtetasit e Kosovës me shtetësi shqiptare si rrugë që kosovarët të dalin nga ajo që ai e quajti “izolim klasik”.

Ndërsa, presidenti shqiptar tha se pasaportat shqiptare nuk janë zgjidhja për shtetasit e Kosovës për të lëvizur lirshëm në BE.

11 Tetor 2017 - 14:19

Erjonë Popova 11/10/2017 - 14:19
NDËRVEPRIMI37

Haradinaj: Nuk Jemi të Pashpresë për Liberalizimin

by Erjonë Popova
NA NDIQNI

Send this to a friend