Ramush Haradinaj - Foto: KALLXO.com

Haradinaj Nuk e Di që Shkarkoi Bordin e KOSTT-it

Në Emisionin “Jeta në Kosovë” të transmetuar të enjten, Kryeministri Ramush Haradinaj u pyet rreth shkarkimeve të disa bordeve të kërkuara nga Agjencia Kundër Korrupsionit.

Kryeministrit nuk iu kujtua që ka shkarkuar Bordin e Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut.

“E kom shkarku unë a? S’po m’kujtohet hiç”, ka thënë ai.

Deklaratën e Haradinajt për shkarkimin e Bordit të KOSTT-it mund ta ndiqni në vijim.

Bordi i KOSTT-it nuk emërohet nga qeveria, por nga Kuvendi.

Shkarkimet e dhjetë anëtarëve të bordeve të ndërmarrjeve publike, Haradinaj i bëri më 29 shtator.

http://kallxo.com/shkarkohen-10-drejtore-nga-bordet-e-ndermarrjeve-publike/