Haradinaj në Pentagon, Përmend Formimin e Ushtrisë së Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot Departamentin e Mbrojtjes –Pentagon, ku është takuar me Gjeneralin Joseph L. Lengyel – Shef i Gardave Nacionale të SHBA-ve, znj. Laura Cooper nga Departamenti i Mbrojtjes dhe oficerë të tjerë të lartë të ushtrisë Amerikane.

“Kryeministri Haradinaj falënderoi bashkëbiseduesit për përkrahjen e vazhdueshme dhe, edhe njëherë theksoi rëndësinë e transformimit sa më të shpejtë të FSK-së në Forcë të Armatosur”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.

Njoftimi thotë se në këto takime edhe njëherë u konfirmua përkushtimi për avancimin e raporteve Kosovë-SHBA.

“Ushtria Amerikane është faktor jetik i paqes dhe lirisë në Kosovë dhe rajon”.