Kryeministri Haradinaj bën homazhe te varri i presidentit Ibrahim Rugova - Foto: Facebook

Haradinaj Nderon për Pavarësi te Varri i Rugovës

Pas homazheve në Prekaz e te shtatorja e Zahir Pajazitit, Ramush Haradinaj nderoi ehe te varri i ish-Presidentit Ibrahim Rugova.

“ Urime 10 vjetori i Pavarsisë së Kosovës. Në ketë 10 vjetor nderojmë sakrificën e Ibrahim Rugovës dhe veprën e tij për Pavarësinë e Kosovës”, tha Kryeministri Ramush Haradinaj pas homazheve te varri i Ibrahim Rugovës.

Në këto homazh së bashku me kryeministrin ishte edhe zëvendëskryeministri Enver Hoxha dhe ministrat Albena Reshitaj, Pal Lekaj, Dhurata Hoxha, Abelard Tahiri.

Haradinaj sot në Prekaz tha se duhet të ndërmerren të gjitha masat për shpëtimin nga rrënimi i kullave të Jasharëve.

http://kallxo.com/haradinaj-te-ndermerret-cdo-veprim-per-kompleksin-e-jashareve/