Qeveria Haradinaj në njërën nga mbledhjet | Foto: ZKM

Haradinaj Ndalon Përdorimin e Mjeteve Qeveritare në Fushatë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj sot gjatë ditës ka dhënë urdhër që të mos keqpërdoret buxheti i shtetit për fushatë zgjedhore në kuadër të zgjedhjeve lokale.

“Ramush Haradinaj, ka dhënë sot urdhër që personave që mbajnë poste publike, të zgjedhur apo të emëruar, t’ju ndalohet përdorimi i pasurisë së Qeverisë (automjetet zyrtare por edhe burime tjera të pasurisë së Qeverisë) gjatë fushatës zgjedhore në zgjedhjet lokale që do të mbahen në muajin tetor të vitit 2017”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit.

Sipas komunikatës, për çdo keqpërdorim të pasurisë zyrtare do të merren masat përkatëse konform ligjit.

Organizatat që monitorojnë fushatat zgjedhore vazhdimisht kanë përmendur në gjetjet e tyre përdorimin e makinave zyrtare në këto fushata.

http://kallxo.com/dnv-shqetesues-perdorimi-femijeve-ne-fushate/

http://kallxo.com/dnv-subjektet-politike-keqperdorin-makinat-gjate-fushates/

Edhe Isa Mustafa kur ishte kryeministër në një mbledhje të qeverisë  në vitin 2015 kishte përmendur marrjen e masave ndaj atyre që keqpërdorin makinat zyrtare, por në KALLXO.com kishin ardhur fotografi të keqpërdorimit të makinave zyrtare edhe pas deklaratës së Mustafës