Haradinaj: NATO-ja e BE-ja Adresat e Vetme të Kosovës

Kryeministri Ramush Haradinaj duke kujtuar 98 të vrarët e masakrës së Rrezallës, tha se adresa të vetme të Kosovës janë NATO-ja dhe BE-ja.

“Kosova nuk ka dilemë për të ardhmen e saj. Kosova do të jetë anëtare e NATO-s, BE-së dhe pjesë e të gjitha integrimeve të tjera euroatlantike, si e vetmja adresë e Kosovës”, tha Haradinaj, sips një komunikate të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit.

Më tutje, sipas komunikatës, Haradinaj konstatoi se amaneti i të rënëve do të jetë udhërrëfyes për ndërtimin e shtetit.

“Kujtojmë sot 98 martirët e Rezallës, të cilët u vranë dhe u masakruan 19 vjet më parë. Amaneti i tyre do të jetojë përherë dhe do të jetë udhërrëfyes i punës sonë në ndërtimin e shtetit dhe të ardhmen e Kosovës”, tha kryeministri Haradinaj.

Të vrarët në Rrezallë i kujtoi sot edhe Presidenti Thaçi.

http://kallxo.com/thaci-kujton-masakren-e-rrezalles/

28 trupa të këtyre të vrarëve janë gjetur në varrezën masive në Rudnicë të Serbisë.

http://kallxo.com/identifikohen-28-persona-te-pagjetur-nga-rrezalla/