Betimi në Kuvend nga ish Qeveria Haradinaj | Foto: Atdhe Mulla

Haradinaj- Ministrave: Respektojeni Kuvendin!

Në fund të mbledhjes së sotme të qeverisë Kryeministri Ramush Haradinaj u kërkoi sot ministrave që ta respektojnë Kuvendin dhe t’u përgjigjen pyetjeve të deputetëve për sektorët që drejtojnë.

“Kërkoj nga ju ministra që të gjitha pyetjeve parlamentare që janë për sektorin tuaj, jeni të autorizuar tëu përgjigjeni.Nuk është mirë që në seanca mos me qenë ministri i linjës kur është tema për të, a ka ligje të tij. Respektojeni parlamentin”, tha Haradinaj.

Haradinaj mbledhjen e sotme të Kuvendit e vlerësoi të rëndësishme.

“Sot është rikthy edhe Kuvendi, unë do t’ju bashkohem në orën 10:30, ka ligje bukur të rëndësishme, si ai për liritë fetare”, tha Haradinaj.

Kuvendi në një seancë që pritet të nisë në orën 10:00, ndërsa përveç Ligjit për Liritë Fetare do të shqyrtohet edhe Projektligji për Prishtinën dhe ndryshim-plotësimet e Ligjit për Presidentin.

Në mbledhjen e 29 shtatorit Haradinaj u kërkoi një gjë tjetër ministrave në lidhje me Kuvendin. Atëherë tha se nëse vazhdohet debati për kabinetin e tij qeveritar ata nuk duhet të jenë në seancë.

http://kallxo.com/haradinaj-keshillon-ministrat-per-seancat-e-kuvendit/