Haradinaj me Britaninë në Rastin e Helmimit të Skripal-it

Kryeministri Ramush Haradinaj reagoi pas gjetjeve të fundit në lidhje me helmimin e ish-agjentit rus Sergei Skripal në Britani.

“Republika e Kosovës qëndron në anën e Britanisë së Madhe në dënimin e këtij sulmi, i cili cenon vlerat të cilat të dy shtetet tona i kanë themele të demokracisë”, shkroi Haradinaj në facebook.

Ai helmimin e ish-agjntit e cilësoi cenim të demokracisë.

“Sulmet e tilla janë të papranueshme, e edhe më shumë kur përdoren nga shtetet tjera që kanë synim cenimin e demokracisë dhe lirisë”, vijoi postimi i Haradinajt.

Haradinaj konstatoi se Kosova është e përkushtuar të luftojë të gjitha llojet e terrorizmit.

“Kosova është e përkushtuar në partneritetin me Britaninë e Madhe dhe shtetet tjera demokratike në luftën kundër të gjitha llojeve të terrorizmit”, përfundoi Haradinaj postimin e tij.

Helmimi i Skripal-it dhe bijës së tij ka shkaktuar tensione mes Britanisë e Rusisë.

Britania dhe aleatët e saj kanë dëbuar diplomatë rusë nga shtetet e tyre, as helmimit, ndërsa me të njëjtën masë është përgjigjur edhe Rusia.