Hapja e punimeve për autostradën Prishtinë - Gjilan - Dheu i Bardhë - Foto: Facebook

Haradinaj: Më 2023 të Gjitha Qytetet do të Lidhen me Autostradë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë sot se deri më 2023 të gjitha qytetet e Kosovës do të lidhen me autostradë.

Këtë premtim, Haradinaj e bëri me rastin e nisjes së punimeve për autostradën e re Prishtinë- Gjilan-Dheu i Bardhë.

“Si Kosovë po e transformojmë fizionominë e ekonomisë sonë duke i bërë bashkë shqiptarët”, ka shkruar ai në profilin e tij në “Facebook”.

Ky është postimi i plotë i Haradinajt:

“Hapja e punimeve të autoudhës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë, filloi aty ku u zhvillua beteja heroike e Zhegocit. Kur kujtojmë e nderojmë luftëtarët e martirët që ranë, që ky vend dhe këto udhë të jenë të lira e në shërbim të jetës, këtij emocioni sot i bashkojmë edhe ndjenjën e një arritjeje.

Më 2023 të gjitha qytetet do të lidhen me autoudhë dhe tërë infrastruktura rrugore e Kosovës do të jetë e përmbyllur. Si Kosovë po e transformojmë fizionominë e ekonomisë sonë duke i bërë bashkë shqiptarët”.