Foto: Facebook

Haradinaj ‘Mbledh’ Deputetët e AAK-së Para Seancës për Demarkacionin

Pak para fillimit të seancës së Kuvendit të Kosovës ku votohet Ratifikimi i Demarkacioni të Kufiriti me Malin e Zi, disa deputetë po zhvillojnë takime.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka mbledhur në një takim të tillë, deputetët nga partia të cilën e udhëheq.

Në ‘Facebook’, Kryeminstri postoi një fotografi ku shihet Grupi Parlamentar i AAK-së.

“Diskutim me Grupin Parlamentar të AAK-së para seancës së Kuvendit të Kosovës”, thuhet në përshkrimin e fotografisë.

Seanca për Demarkacionin pritet të fillojë në orën 16:00.