Haradinaj i Lidh Milionat nga Amerika me Shpresën për Jetë më të Mirë

Pasi Kosova fitoi 49 milionë dollarë nga Amerika, Ramush Haradinaj tha se me lajme të tilla të rinjtë duhet ta bëjnë jetën në Kosovë.

Në një konferencë për gazetarë ku doli bashkë me Petrit Selimin, koordinatorin e Zyrës së Sfidave të Mijëvjeçarit dhe përfaqësues të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit, Ramush Haradinaj e cilësoi lajm të mirë për Kosovën ndarjen e 49 milionë eurove nga kjo organizatë.

NDËRLIDHUR

“Jam i bindur se me lajme të tilla konfirmojmë se të rinjtë mund ta bëjnë jetën në Kosovë, e jo me mbyt shpresën”, tha Haradinaj.

Petrit Selimi, koordinatori i Zyrës së Sfidave të Mijëvjeçarit, tregoi se një fond ku do të derdhen 49 milionë dollarët do të krijohet në fund të vitit dhe këto para sipas tij do të shfrytëzohen për efiçiencë të energjisë dhe sundim të ligjit.

Marrëveshjen me Korporatën Sfidat e Mijëvjeçarit e nënshkroi Presidenti Hashim Thaçi më 13 shtator.

Nënshkruhet Marrëveshja për 49 Milionët nga Amerika

Selimi u pyet nga gazetarët se a ka mundur të përfitojë më shumë Kosova nga Korporata Sfidat e Mijëvjeçarit.

“MCC i ka dy lloj fonde- ‘Threshold dhe ‘Compakt’. Për të dyja duhet me u kualifiku. Shuma e dytë më e madhe në histori të MCC-së [që i është dhenë Kosovës]tregon një dedikim shumë të madh të Qeverisë Amerikane për Kosovën”, tha Selimi.

Gazeta Jeta në Kosovë në dhjetor të vitit të kaluar kishte zbuluar që Kosova ishte kualifikuar në Programin “Compact” të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit, por pastaj kishte zbritur në një kategori më të ulët në Programin “Threshold” për shkak të progresit të kufizuar në luftën kundër korrupsionit.

Korrupsioni ia Humb Kosovës Milionat e Premtuara nga Amerika

Nga programi “Compact”, 500 milionë dollarë i përfitoi shteti i Nepalit.

Por Selimi tha se Kosova nëse arrin suksese në sundim të ligjit mund të përfitojë edhe më tepër, pasi, sipas tij, programi “Threshold” është konceptuar si parapërgatitje për Programin “Compact”.

19 Shtator 2017 - 09:58

Bekim Muhaxheri 19/09/2017 - 09:58
NDËRVEPRIMI27

Haradinaj i Lidh Milionat nga Amerika me Shpresën për Jetë më të Mirë

by Bekim Muhaxheri
NA NDIQNI

Send this to a friend