Ramush Haradinaj, kryeministër i Kosovës. Foto: Kallxo.com

Haradinaj: Kur T’ma Japin Vizën, Shkoj në Amerikë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, foli sot për raportimet e djeshme për anulim të një vizite të planifikuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të mungesës së një vize.

Haradinaj konfirmoi se ka bërë një aplikim për vizë ndërsa tha se nuk ka marrë ende përgjigje.

“Janë disa ngjarje rresht për të cilat kam qejf me shku, por nuk kam marrë përgjigje. Kur t’ma japin (vizën), shkoj. Kaq”, tha Ramush Haradinaj pas një takimi që zhvilloi me kryetarin e komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Një zyrtar nga Garda Nacionale në Ioëa të SHBA-së i ka thënë dje Radios Evropa e Lirë se kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka anuluar vizitën në këtë shtet me arsyen se “ai nuk ka mundur ta marrë vizën”.

Haradinaj pritej të merrte pjesë më 11 janar në një ngjarje të organizuar nga Komandanti i Gardës Nacionale në Ioëa, Timothy E. Orr.

http://kallxo.com/anulohet-vizita-e-ramush-haradinajt-ne-shba/